Ish-drejtuesi i Juventusit tallet me Lukakun

Futboll

Ish-drejtuesi i Juventusit tallet me Lukakun

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:27
Lukaku

Luçiano Moxhi ka ironizuar Romelu Lukakun në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”. Ish-drejtuesi i Juventusit është pyetur në lidhje me vlerë në treg të Kvarashkelias, i cili po tregon një formë të jashtëzakonshme me fanellën e Napolit.

Moxhi është shprehur se gjerogjiani duhet të kushtojë me patjetër më shumë se sa 100 milionë euro, pasi një shumë e tillë është paguar edhe për një lojtar si Lukaku që nuk di të ndalojë topin.

“Kvarashkelia? Është gjithmonë e pakëndshme t’u japësh vlera futbollistëve.

Por padyshim që vlen më shumë se 100 milionë. Sepse nëse Lukaku është paguar shumë dhe nuk di të bllokojë topin, atëherë ata me teknikë duhet të vlejnë domosdoshmërisht më shumë”, ka thënë Luçiano Moxhi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat