KF Trepça ’89 ka njoftuar se portieri, Marly Prince, është larguar nga klubi.
Lajmi konfirmohet nga vetë klubi mitrovicas përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Portieri afrikan tani e tutje karrierën e tij do ta vazhdojë te KF Vushtrria.
"Faleminderit Marly Prince
Klubi futbollistik Trepça ’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme të futbollistit Marly Prince dhe karrierën do ta vazhdojë te KF Vushtrria.
Portierit Prince i urojmë shumë fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e falënderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë këtyre viteve si pjesë e Minatorëve", njofton FC Trepça '89.