Kombëtarja e Polonisë ka bërë zgjedhjen përfundimtare

Futboll

Kombëtarja e Polonisë ka bërë zgjedhjen përfundimtare

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:54
Kombëtarja e Polonisë ka bërë zgjedhjen përfundimtare

Federata Polake e Futbollit e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri. Cezary Kulesza ka konfirmuar për “RMF24” se tashmë zgjedhja e tij është bërë dhe mbetet vetëm përgjigja e palës tjetër.

“Mund të thoni se tashmë e di se kush do të jetë trajneri, por vendimmarrja mbetet në anën tjetër.

Dihet që kjo mund të zvarritet për disa ditë dhe unë pres vetëm një përgjigje nga ana tjetër. Më lejoni të them se këto bisedime kanë përfunduar dhe tani mbetet vetëm vendimmarrja nga ana tjetër, pranimi i kontratave”, ka konfirmuar Cesary Kulesza.

Emrat e lakuar për pankinën polake janë Bento, Renard, Petkoviç dhe së fundmi trajneri i sapo larguar nga Portugalia, Santos. Ndërkohë legjenda e Liverpool-it, Gerrard, përjashtohet si mundësi, pasi vetë kreu i Federatës Polake të Futbollit është shprehur se trajneri i ri do te jetë i huaj dhe me përvojë të mëparshme në drejtimin e Kombëtareve.M

“Mund të konfirmoj zyrtarisht se do të jetë një trajner i huaj. Kemi një marrëveshje paraprake”, ka thënë Cezary Kulesza për “tvpsport.pl”. Kujtojme se Polonia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset për Euro24.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat