Skënderbeu dhe Egnatia, ndeshen për Kupë

Futboll

Skënderbeu dhe Egnatia, ndeshen për Kupë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:31
Skënderbeut dhe Egnatias, ndeshen për Kupë

Skënderbeu pret sot Egantian në orën 13:00 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Rrogozhinasit vijnë si favoritë në këtë duel për shkak të formës që kanë treguar edhe në Kategorinë Superiore. Nga ana tjetër edhe korçarët do të përpiqen të japin më të mirën, edhe pse jo të befasojnë kundërshtarët.

Trajneri Duro dhe Gvozdenoviç kanë përzgjedhur më të mirët për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Prençi, Frashëri, Hysolli, Zenullari, Ali, Peçani, Liço, Lika, Vecaj, Sumaila. Trajner: I.Gvozdenoviç.

EGNATIA: Puja, Kacbufi, Selita, Goxha, Atanda, Lila, Kasa, Agbekpornu, Mëllugja, Meçja, Mihana. Trajner: Sh.Duro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat