Liverpool nuk heq dorë nga sulmuesi

Futboll

Liverpool nuk heq dorë nga sulmuesi

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:10
Liverpool nuk heq dorë nga sulmuesi

Skuadra e Liverpool është pranë rinovimit të kontratës me sulmuesin brazilian Roberto Firmino.

31-vjeçari luan me “reds” që prej vitit 2015, duke qenë një nga titullarët e padiskutueshëm.

Gjithsesi, afrimet e disa sulmuesve të tjerë kanë nxjerrë disi në plan të dytë Firmino, që pavarësisht kësaj bind me paraqitjet e tij. Ndaj, klubi ka vendosur t’ia rinovojë me dy sezone të tjera kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Kohët e fundit janë bërë shumë spekulime për një largim të sulmuesit, që kishte oferta nga Arabia Saudite. Kontrata e re pritet të ketë një ulje të rrogës së Firmino, që do të vijojë të luajë në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat