Marash Kumbulla është treguar fantastik në dy ndeshjet e fundit të Romës.
Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa veçanërisht ndaj Fiorentinës, performanca ishte e nivelit të lartë në Serinë A.
Murinjo ka mbetur i mahnitur nga profesionalizmi i Kumbullës që stërvitet me përkushtim dhe mban nivele të tilla, pavarësisht se luan pak minuta.
Mediat italiane raportojnë se Roma ka refuzuar ofertat për lojtarin e Kombëtares dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve.