Limaj shtrëngon duart me Tiranën

Futboll

Limaj shtrëngon duart me Tiranën

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:22
Limaj

Vesel Limaj pritet që të jetë i larguari i radhës nga klubi i Tiranës. Mesfushori ka pasur një takim me presidentin Refik Halili të hënën në drekë, ku kanë vendosur që në ndërpresin bashkëpunimin pas ndeshjes të së shtunës me Bylisin. Lojtari dhe numri një i klubit bardheblu kanë arritur një marrëveshje verbale dhe ndaj ballshiotëve, lojtari do të përshëndetet me tifozët dhe shokët e skuadrës.

Prej një viti e gjysmë, Limaj ka qenë pjesë e Tiranës, pro në gjysmën e parë të këtij edicioni ka luajtur vetëm 6 ndeshje si titullar dhe tani kërkon një aventurë në një tjetër kampionat. 

Me një kontribut të spikatur në sezonin e fitimit të titullit kampion, në të cilin u aktivizua në 35 ndeshje në kampionat duke shënuar dhe 5 gola, Limaj e lë Tiranën si kampion ndërkohë që mesfusha e bardhebluve mbetet kantier në ndërtim.

Interesimi për Limajn nuk mungon, teksa prioritet i mesfushorit është që largohet nga Shqipëria. Në të shkuarën, 26-vjeçari ka qenë dhe pjesë e Bylisit dhe Kukësit, para se të kalonte te bardheblutë.  Tirana ka qenë aktive në këtë merkato, pasi ka zyrtarizuar largimin e Sherif Kallakut dhe afrimin e Regi Lushkjes, ndërsa SuperSportin ka raportuar më herët se kampionët në fuqi kanë arritur marrëveshjen dhe me Kristal Abazajn.

Tirana këtë edicion ka grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, me një pikë më pak se Partizani i vendit të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat