Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina pritet të emërohet si përzgjedhës i kombëtares së Kosovës U17.
Burime të Kanal10 brenda Federatës së Futbollit të Kosovës mësojnë se Morina është emri më i përfolur nga drejtuesit e këtij institucioni për tu emëruar si përzgjedhës i grupmoshave të reja të Kosovës.
Komitetit Ekzekutiv i FFK-së ditë më parë mori vendim për shkarkimin e ish-përzgjedhësit Arsim Abazi për shkak të mos sukseseve.
Morina momentalit është trajner i lirë, derisa ka qenë kryetrajner i shumë skuadrave elitare në futbollin..
Aventura e tij e fundit ishte te skuadra e Ferizajit, ku ai vet dha dorëheqje për tu larguar nga kjo skuadër.