Dinamo e Ferizajt mobilizohet për pjesën e dytë të kampionatit, me synime konkrete: Ngritja në Ligën e Parë të Kosovës.
Dinamovitët janë përforcuar me disa futbollistë me përvojë dhe kjo i bën edhe më bindëse ambiciet e këtij kolektivi.
Trajneri Burim Çerkini tha se kanë filluar përgatitjet për pjesën pranverore, zhvilluan një ndeshje miqësore dhe tregon emrat edhe të përforcimeve që kanë bërë deri me tash.
“Ne i kemi marrë 6 përforcime që na kanë vyer nëpër reparte, lojtar me përvojë dhe ambiciet e tona janë për me hy në ligë të parë.
Përforcimet janë: Florim Berisha, Elbasan Thaqi, Egzon Shabani, Çlirim Berisha, Gëzim Rusi, Qlirim Kashtanjeva e Edison Rexhepi.
Organizimi është i mirë, kemi filluar me përgatitje që 4 ditë.
Dje kemi zhvillu një ndeshje miqësore, me Pozhoranin luajtëm 2:2. Ju kemi dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve”, tha Çerkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Dinamo renditet në vend të dytë me 39 pikë, një me pak se lideri i Ligës së Dytë të Kosovës, KEK-u dhe ka 4 më shumë se Shkëndija në pozitën e tretë.