Trepça ’89 është duke kryer fazën përgatitore në qytetin bregdetar shqiptar Durrës.
Skuadra mitrovicase sot ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Shqipëri, ku është përballur me Besën e Kavajës.
Pas 90 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 2-2.
Në këtë sfidë për ‘Minatorët’ golat u realizuan nga Christian Mba dhe Madi Fatty i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.
Ndeshjen e ardhshme miqësore mitrovicasit e zhvillojnë pas tre ditësh ndaj Dinamos së Tiranës.