Memphis Depay ka munguar në stërvitjen e Barcelonës sot teksa është afër një lëvizjeje te Atletico Madridi, sipas mediave spanjolle. Dy klubet kanë arritur një marrëveshje për sulmuesin holandez këtë mëngjes.
Barcelona ishte e prirur të fitonte para nga Depay me 28-vjeçarin që i skadon kontrata në fund të sezonit. Si Manchester United ashtu edhe Arsenali u përfol se ishin të interesuar për sulmuesin.
Por Atletico Madrid ka kërkuar nënshkrimin e tij pasi humbi Joao Felix në huazim te Chelsea. Ata kanë rënë dakord për një tarifë prej rreth 3 milionë eurosh, sipas Marca.
Kjo është dukshëm më pak se 7 milionë eurot e kërkuara fillimisht nga katalanasit për Depay. Sulmuesit iu dha leja nga Barcelona për të munguar në stërvitje sot. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje prej dy vitesh e gjysmë me Atletico-n.
Barça ka synuar që Depay të kalonte tek Atletico si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Yannick Carrasco.
Agjenti i belgut, Pini Zahavi, ka konfirmuar se bisedimet mes dy klubeve spanjolle janë duke vazhduar.
Zahavi i tha gazetës belge Nieuwsblad: “Plani është të këmbehet Yannick me Memphis. “Nuk ka ende asgjë konkrete, as nuk e di nëse do të funksionojë, por negociatat janë në vazhdim. Yannick pëlqen Barça-n dhe është një lojtar i mirë”.
Megjithatë, e përditshmja spanjolle Relevo pretendoi se Atletico nuk e ka marrë parasysh idenë për ta përfshirë Carrasco-n në operacionin për të siguruar shërbimet e Depay,.