Malisheva ka zyrtarizuar trajnerin e ri, ku sezonin pranveror do të udhëhiqen nga Bylbyl Sokoli.
Por një nga përforcimet e reja të malishevasve është Etnik Brruti, edhe pse klubi ende nuk e ka zyrtarizuar atë.
Mesfushori i talentuar është bashkuar me Malishevën nga Besa e Pejës, ku ishte pjesë e klubit pejan në dy vite e gjysmë.
18-vjeçari ka publikuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram ku shihej në stërvitje me Malishevën.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet që klubi elitar të prezantojë Brrutin.