Teuta u ndal në një barazim në Kupë përballë Erzenit me rezultatin 1:1.
Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, u shpreh se çdo gjë vazhdon të jetë e hapur për ndeshjen e kthimit dhe se skuadra e tij do të bëj çmos për ta fituar këtë kompeticion.
Do të sakrifikonit Kupën për mbijetesën apo e kundërta?
"Ne jemi një klub që 10 vitet e fundit kemi qenë në Kupat e Europës. Nuk do t’i ndaja.
Mbijetesa është kryesorja, por Kupa është një nga ato kompeticionet që të çon në Europë”, u shpreh Martini për “Oversport”.