Takimi i 234-t në histori

Futboll

Takimi i 234-t në histori

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:11
Takimi i 234-t në histori

Milani dhe Interi ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e Superkupës së Italisë, me të dyja skuadrat që duan trofeun e parë të sezonit. “Panorama Sport” sjell statistikat më interesante të këtij dueli për lexuesit e saj.

Takimi i 234-t mes Milanit dhe Interit në histori, me zikaltrit përpara me 85 fitore ndaj 79 kuqezi; 69 barazime plotësojnë tablonë në të gjitha garat.

Pas suksesit në kampionat më 3 shtator, Milani mund të fitojë dy ndeshje radhazi kundër Interit për herë të parë që nga viti 2011, kur i fundit nga tre sukseset arriti pikërisht në Superkupën e Italisë.

Kjo do të jetë vetëm finalja e tretë në të cilën Milani dhe Interi përballen me njëri-tjetrin pas asaj në Kupën e Italisë në 1977-ën dhe asaj në Superkupën e Italisë në 2011-ën: kuqezinjtë fituan dy të mëparshmet në 90 minuta, duke shënuar saktësisht dy gola në secilën. – Ky do të jetë edicioni i 35-të i Superkupës së Italisë: në 71% të 34 rasteve të mëparshëm fituesit e Serisë A e ngritën trofeun.

– Për herë të dytë kjo sfidë do të luhet në stadiumin “King Saud” në Riad, pas suksesit të Lacios ndaj Juventusit në dhjetor 2019.

– Interi fitoi edicionin e fundit të Superkupës Italiane (2-1 kundër Juventusit pas kohës shtesë): vetëm një herë zikaltërit kanë fituar trofeun dy vjet radhazi, në 2005 dhe 2006 (të dyja pas kohës shtesë), përkatësisht kundër Juventusit dhe Romës.

– Simone Inzagi ka fituar të tria finalet e Superkupës së Italisë të zhvilluara si trajner (dy me Lacion dhe një me Interin): ai mund të barazohej me Marçelo Lipin dhe Fabio Kapelon (të dy me katër trofe) si trajneri më i suksesshëm në këtë kompeticion.

– Olivie Zhiru dhe Edin Xheko (përkatësisht 36 vjeç, 110 ditë dhe 36 vjeç, 307 ditë në datën e ndeshjes), mund të bëhen lojtarët më të moshuar që kanë gjetur rrjetën në historinë e Superkupës së Italisë, duke thyer rekordin e Kristianos. Ronaldo (35 vjet e 350 ditë kundër Napolit në 2021-shin).

– Pas nëntë paraqitjeve pa shënuar kundër Interit, Rafael Leao shënoi dy gola në më të fundit (3 shtator 2022 në Serinë A): lojtari i fundit i Milanit që gjeti rrjetën në dy derbi radhazi përpara se të bënte 24 vite ishte Kaka në vitin 2004.

– Pasi shënoi sezonin e kaluar në Superkupën e Italisë kundër Juventusit, Lautaro Martinez mund të bëhet lojtari i parë që shënon në edicionet radhazi të kompeticionit që nga bashkatdhetari Karlos Tevez, i cili e bëri këtë midis 2013-ës dhe 2014-ës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat