Manchester Utd kundër Crystal Palaces

Futboll

Manchester Utd kundër Crystal Palaces

Më: 18 janar 2023 Në ora: 20:34
Crystal Palace

Manchester United do të kërkon që të hyjë edhe më shumë në garë për titull sonte duke e mposhtur Crystal Palace të cilët janë totalisht jashtë forme

Ana psikologjike është e lartë në Manchester United, sidomos pas mposhtjes së Manchester City në ndeshjen e fundit në Premier Ligë. Erik ten Hag i ka ringjallur Djajtë e Kuq pas një fillimi të tmerrshëm në fillim të sezonit dhe humbjen e Cristiano Ronaldos. Crystal Palace në anën tjetër janë në një ecuri të tmerrshme për momentin dhe do të tentojnë rikthimin.

Manchester United janë në një seri prej pesë fitoresh rresht në Premier Ligë, e ku ata kanë dy pikë më pak se Manchester City që është në vendin e dytë.

Image

Manchester Utd 

Marcus Rasahford është në një formë jetësore prej që është kthyer nga Botërori dhe ka shënuar në të gjitha ndeshjet e ligës prej që filloi ajo më 26 dhjetor. Megjithatë, është tërë skuadra e United që po merr frymë më lirshëm me Djajtë e Kuq që luajnë një futboll më të shpejt që nuk është parë në sezonet e tjera.

Crysatal Palace nga ana tjetër kanë hyrë në një periudhë të vështirë pas një fillimi të mirë të sezonit të ri.

Ata kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit, duke fituar vetëm kundër Bournemouth që janë duke rënë nga liga. Patrick Viera do të shikojë që ta kthejë skuadrën e tij në formë kundër Manchesterit me të cilët ka një rekord pozitiv pasi që ka regjistruar tri fitore dhe një barazim nga gjashtë takimet me ta në sezonet e kaluara.

Zaha dhe Mateta do të përpiqen ta thyejnë mbrojtjen e United sonte në Selhusat Park të Londrës, derisa për United sonte nga minuta e parë ka startuar sulmuesi i ri i Djajve të Kuq, Weghourst, i cili do të asistohet nga krahët me Antony, Rashford dhe Bruno Fernandes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat