Lajm shqetësues nga Holanda. Ish - futbollisti, Mark van der Bogart, është zhdukur më 6 janar të këtij viti dhe prej atëherë i ka humbur çdo gjurmë.
Familja e tij e ka lajmëruar rastin në polici për zhdukjen e tij, ndërsa në internet po qarkullojnë fotot e tij si dhe numri i telefonit, me qëllim që të njoftohet menjëherë policia nëse dikush e njeh në rrugë.
Gruaja e tij tregoi se Bogart vuante nga depresioni.
“Jemi shumë të shqetësuar për gjendjen e tij mendore dhe fizike. Ai vuan nga depresioni dhe duhet të marrë ilaçe çdo ditë”, - tha ish-bashkëshortja e tij.
Van der Bogart kaloi në të gjitha kategoritë e të rinjve të Feyenoord-it dhe më pas në vitin 2005 shkoi në Spanjë, përkatësisht në Seville, ku ishte anëtar i ekipit B.
Gjithashtu, ai ka veshur fanellën e Murcias, dhe në Holandë ka luajtur për Dordrecht, NEC si dhe disa skuadra të ligës së ulët.