Real Madrid nuk duhet ta humbë besimin, sipas trajnerit, Carlo Ancelotti.
Kohëve të fundit "mbretërit" nuk po kalojnë në formën më të mirë, një situatë e cila kulmoi me humbjen nga Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës.
"Ne nuk duhet të humbasim besimin. Kemi lojtarë fantastikë.
Ne duhet t'u besojmë atyre dhe jam i sigurt se do të përmirësohemi. Duhet ta kalojmë këtë pjesë të sezonit. Vitin e kaluar, gjatë janarit nuk ishim shumë mirë, por ne dolëm nga ajo situatë e vështirë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë këtë sezon", ka thënë trajneri italian.
Ancelotti ka thënë se Real Madrid në kë moment është duke u ballafaquar edhe me ndryshimin e gjeneratës.