Dy objektiva të shuar brenda një jave

Futboll

Dy objektiva të shuar brenda një jave

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:20
Stefano Pioli

Një fillim më i komplikuar i vitit 2023 se ky ishte vështirë të parashikohej te Milani. Brenda një jave, kuqezinjtë panë gjithashtu që objektivi i tyre i dytë sezonal u shua.

Më 11 janar, goli i Adopo në kohën shtesë ngriu “San Siron” dhe i largoi kuqezinjtë nga Kupa e Italisë. Shtatë ditë më vonë, një humbje autentike u materializua në tokën arabe kundër Interit në Superkupën e Italisë.

Një 3-0 bombastik, pa “apelime”, që hap një humnerë brenda kështjellës së sigurive që ekipi i Stefano Piolit kishte arritur të ndërtonte gjatë dy viteve të fundit.

Për ta pasqyruar situatën reale të kampionëve në fuqi të Italisë mjafton makth i vitit të ri. Pas suksesit në Salerno, kuqezinjve iu janë fikur dritat…

Në fakt, “Djalli” ka katër ndeshje radhazi pa fitore, një seri negative që Milani nuk e kishte pasur që nga shkurti i vitit 2021. Pika e thyerjes, në këtë rast, përfaqësohet pashmangshmërisht nga përmbysja e pësuar në shtëpi ndaj Romës.

Dhe që nga ai moment ishte eliminimi i zhurmshëm nga Kupa e Italisë që i parapriu barazimit 2-2 në fushën e Lecce.

Më pas goditja në Superkupë. Që nga viti 2013 (Juventus-Lazio 4-0) finalja e këtij kompeticioni nuk kishte përfunduar me të paktën tre gola diferencë. Finalja në Riad ishte gjithashtu finalja e parë e humbur nga Milani kundër Interit. Dy të mëparshmet datojnë në finalen e Kupës së Italisë të vitit 1977 dhe në finalen e Superkupës së vitit 2011, duke kulmuar në të dyja rastet me suksesin e kuqezinjve.

Por muzika ndryshoi papritmas. Në dhjetë ditë, perceptimi i Milanit për sezonin ka ndryshuar dhe pasi ka humbur dy objektiva, kuqezinjtë e gjejnë veten të detyruar të ndjekin edhe në Serie A me 9 pikë pas liderin Napoli. Të dhënat në dorë, një foto evolucioni i së cilës mund të shqetësojë vetëm trajnerin Pioli.

Për herë të parë nën drejtimin e tij, Milani pësoi dy gola në pjesën e parë, në dy ndeshje radhazi. Madje janë 9 gola të grumbulluar që nga fillimi i vitit 2023. Alarmi tingëllon qartë dhe me zë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat