Interit i duhen urgjentisht 50 milionë

Futboll

Interit i duhen urgjentisht 50 milionë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:25
Marotta

Duke qenë se pothuajse nuk ka kohë për të shijuar titullin e Superkupës së Italisë, të fituar mbrëmë me një lojë të shkëlqyer kundër Milanit (0-3) në Riad, Interi duhet të përveshë mëngët dhe të fillojë punën kundër kohës.

Klubi zikaltër duhet të balancojë shifrat dhe para fundit të muajit duhet të futë në arkën e vet 50 milionë euro.

Prandaj, Interi është i pari i interesuar ta shohë operacionin e Brozovic që të vazhdojë me Barcelonën.

Përmes një shkëmbimi të mundshëm me Kessie, drejtuesit e klubit të Milanos duan gjithashtu që Barça të kontribuojë me një shifër ekonomike, pavarësisht faktit se mesfushori i Barçës është katër vite më i ri (26) se kroati i Interit (30).

Me gjithë tentativën e Interit, Barça nuk e ka “ngrënë karremin”, ndër të tjera, sepse e vlerëson njësoj Kessie dhe, ashtu si Interi, nuk është shumë e gjallë financiarisht.

Përveç faktit se Barça nuk e pranon propozimin e Interit, Kessie nuk është i gatshëm të hyjë në këtë operacion.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ndihet më i përshtatur me Barçën çdo ditë dhe dëshiron të luftojë për të qenë i rëndësishëm në formacionin e Xavi.

Një tjetër gjë do të jetë vlerësimi i largimit të tij në verë, nëse ai vlerëson se nuk e ka pasur gjithë rëndësinë që kërkon.

Pikërisht atëherë do ta mendonte një largim të mundshëm, por në asnjë rast nuk do të kthehej në Itali. Kessie mendon se e ka mbyllur eksperiencën e tij në Serie A, pas tetë vitesh te Milani, Cesena dhe Atalanta.

Një tjetër futbollist që ndodhet në vitrinën e klubit zikaltër është Milan Skriniar. Pavarësisht se është shtylla e mbrojtjes, qendërmbrojtësi slloven e mbyll kontratën më 30 qershor, ndaj Interi e di se nëse nuk e shet tani dhe fiton diçka, në verë do të largohet me parametra zero, pra falas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat