Tuchel rikthehet në Londër

Futboll

Tuchel rikthehet në Londër

Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:06
Tuchel

E ardhmja e Antonio Kontes te Totenhemi është gjithmonë e më e dyshimtë, duke qenë se sa më shumë ditë kalojnë, aq më të shumta bëhen zërat se në fund të sezonit do të vijë edhe divorci.

Ndonëse klubi kërkon ta blindojë me një kontratë të re, prej 18-20 milionë eurosh në sezon, është “Gjenerali” ai që nuk duket i bindur se është në vendin e duhur për të bërë punën e tij, pavarësisht se sezonin e kaluar bëri mrekullinë duke kualifikuar Totenhemin në Champions.

Ndoshta, në kokën e Kontes ka nisur që të bëhet serioze ideja për t’u kthyer te Juventusi dhe në verë mund të paraqesë dorëheqjen.

Ndërkohë, për “Spurs”-at ka dalë në skenë emri i gjermanit Tomas Tuhel, që do të pranonte ofertën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat