West Ham është duke përjetuar një sezon të ndërlikuar në Premier League me “Çekanët” që renditen në vendin e 18-të dhe duken të përfshirë në garën e mbijetesës.
Aktualisht, skuadra e drejtuar nga David Moyes regjistron një statistikë negative në fazën ofensive duke qenë se është sulmi i dytë më i dobët i kampionatit me vetëm 15 gola të shënuar (vetëm Wolverhampton ka bërë më keq, 12).
Në këtë formë, drejtuesit e klubit vendosën të ndërhyjnë në merkato ndërsa përforcuan radhët me Danny Ings. Ky i fundit vjen nga radhët e Aston Villa-s për shifrën e 15 milionë paundëve.
30-vjeçari u shndërrua në një lojtar stoli për Aston Villa-n pas transferimit të Gianluca Scamacca dhe ideja e ndryshimit të skuadrës ishte një skenar perfekt edhe për ish-lojtarin e Liverpool.
Në këtë sezon, Ings numëron gjashtë gola dhe me eksperiencën e tij kërkon të ringrejë West Ham që dy sezonet e fundit i ka mbyllur respektivisht në vend të shtatë dhe gjashtë.