Inter fitoi Super Kupën e Italisë pas fitores 0-3 ndaj Milan mbrëmjen e së mërkurës në një ndeshje që skuadra e Inzaghit e dominoi totalisht.
Duke reaguar në rrjetet sociale pas kësaj ndeshje, argjentinasi theksoi se trofeu është i tifozëve.
“Ne kemi fituar një tjetër trofe, është e gjitha për ju.
Shijojeni, ne po e çojmë kupën në shtëpi. Forza Inter.”-shkruan Lautaro Martinez.