Bota e futbollit është e tronditur për gjendjen shëndetësore të ish-futbollistit holandez me të kaluar tek Ajax, Arsenal dhe Barcelona.
Ky është Marc Overmars, aktualisht menaxher i klubit belg Royal Antwerp, i cili pësoi arrest kardiak më 30 dhjetor. Megjithatë, ajo që u përshkrua si një “goditje e lehtë” çoi në dëme të pariparueshme.
Vizitat e fundit kanë zbuluar se zemra e ish-sulmuesit holandez është dëmtuar rëndë, është në gjendje të pompojë gjak vetëm në 30% të vëllimit të saj normal. “Marc do t’i duhet të rikuperohet për disa kohë, – shkruan klubi belg në një deklaratë. – Asnjë koment tjetër nuk do të publikohet për momentin. Klubi i uron Marc shërim të shpejtë!”
Overmars shpërtheu në skenën e futbollit elitar me Ajax-in në vitet 1990, ku fitoi tre tituj radhazi të Eredivisie dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të Champions League të sezonit 1994-1995.
49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital më 30 dhjetor, pasi pësoi atë që u përshkrua si një “goditje e lehtë e zemrës”.
Megjithatë është zbuluar se gjendja e ish-sulmuesit holandez është më e rëndë sesa mendohej fillimisht, 70% e zemrës së tij ka dalë jashtë funksionit.