Trepça ’89 e Mitrovicës vazhdon me përforcime për pjesë e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit angazhojnë futbollistin Ahmet Haliti.
“Haliti iu bashkohet ‘Minatorëve’ në rrugëtimin drejt sukseseve.
Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si Hysi, Prishtina, Feronikeli dhe Llapi, gjithashtu trofetë nuk i mungojnë në karrierë: Një titull kampioni, tre Kupa të Kosovës dhe një Superkupë.
Ahmeti gjithashtu ka luajtur edhe në Kampionatin shqiptar”, njofton klubi mitrovicas.
’89-shi renditet në vend të nëntë me 19 pikë dhe është në zonën e rrezikut për largim nga elita.