Arsenal befason

Futboll

Arsenal befason

Më: 19 janar 2023 Në ora: 13:02

Arsenal parakalon Tottenham në garën për Leandro Trossard teksa topcinjtë ia kanë dalë të sigurojnë akordin personal me futbollistin e Brighton.

Anësori belg ndiqej prej kohësh nga Tottenham, megjithatë Trossard preferon The Gunners, të cilët tashmë duhet të bindin Brighton.

Negociatat janë në fazë të avancuar dhe 28-vjeçari pritet t’i bashkohet organikës së trajnerit Mikel Arteta brenda muajit janar.

Një arsye për negociatat e avancuara, është edhe fakti që Trossard për momentin është i lënë jashtë skuadrës së Brighton për një konflikt me trajnerin Roberto De Zerbi.

Italiani nuk pranoi faktin që sulmuesi e kundërshtoi dhe para disa ditëve, ia bëri të qartë se nëse rikthehej atëherë do të duhej të ndiqte rregullat e tij. Megjithatë, raporti i “krisur” vështirë të rregullohet dhe në këtë formë, Arsenal pritet të përforcohet me një element vërtet cilësor që ndër të tjera e njeh mirë Premier League dhe mund t’i ndihmojë londinezët drejt objektivit madhor, titullit kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat