Tjetër goditje për Kukësin në merkaton e janarit, verilindorët prezantojnë mesfushorin!
Mirza Delimexhaç është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kukësit.
Mesfushori 23-vjeçar është prezantuar nga vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë te Kukësi për 1 sezon e gjysmë dhe vjen pas një eksperience me Septemvri Sofia.