Federico Dimarco vazhdon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme në krahun e majtë të Interit, aty ku me sa duket është ai pasardhësi i Ivan Perishiçit.
Italiani ka qenë mbrëmjen e djeshme një nga më të mirët në fushë për të tijtë, duke gjetur edhe golin e parë të Interit që i hapi rrugën fitores.
“Ishte një nga golat më të rëndësishëm të karrierës sime”, e ka nisur Dimarko komentin e tij duke vazhduar:
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë emocion dhe këtë fitore në një derbi. Ishte një fitore që e kemi dashur sapo jemi nisur nga Milano dhe jo vetëm e kemi merituar, por e kemi stërmerituar.
Kemi treguar menjëherë dëshirën për të fituar, sapo kemi zbritur në fushë dhe kjo na i lehtësoi gjërat. Jam shumë krenar për këtë skuadër”.