Konfirmohet përkrahja e UEFA-së për futbollin e Kosovës!
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u pritën në takim nga kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Ceferin.
Në diskutimin e mbajtur në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës, u prezantua plani pesë vjeçar i investimeve në infrastrukturën e futbollit në Kosovë. Përmbyllje e projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli, parashihen në këtë plan i cili gjeti përkrahje nga Ceferin.
Me mbështetjen financiare dhe strategjike të UEFA-së, përmbushja e objektivave të zhvillimit të infrastrukturës sportive do të bëhet në kohë dhe me efikasitet.