Intervista e fundit e publikuar nga Dino Baggio ka gjetur shumë hapësirë në faqet e internetit dhe gazetave, duke shkaktuar diskutime mbi temën e substancave të marra nga futbollistët, veçanërisht në vitet ’90, periudhë në të cilën ai luajti me fanellën e Parmës, së bashku me Nestor Sensinin.
Ish-mbrojtësi, i intervistuar nga ‘Calciomercato.com’, tha se nuk shqetësohej për zhvillimet e ardhshme në shëndetin e tij, siç u shpreh ish-shoku i tij i skuadrës, i cili gjithashtu avancoi propozimin për të hetuar natyrën e barnave të marra nga sportistët në ato vite:
“Dino është një djalë shumë i ndjeshëm, vdekja e Mihajlovic dhe Viallit në një kohë të shkurtër sigurisht që e ka tronditur. Kur ndodhin këto gjëra ne ndalemi dhe reflektojmë, por mund të them me qetësi se nuk kam frikë të vdes”.
Përdorimi i kreatinës ishte i popullarizuar asokohe te futbollistët: “Në atë kohë kreatina ishte në modë, na e jepnin mjekët se na thoshin se na ndihmonte të shëroheshim më shpejt dhe të frynim muskujt.
Edhe në atë kohë kishte mjekë të specializuar, besoj se askush nuk do të na kishte dhënë gjëra që mund të na rrezikonin jetën. A funksionoi kreatina? Ndoshta menjëherë, por në planin afatgjatë nuk mendoj kështu”.
Në çdo rast, të gjitha ato barna dhe suplemente nuk mund të klasifikoheshin si ‘doping’: “Sigurisht, me sa di unë, asnjë nga njerëzit me të cilët kam luajtur nuk ka marrë gjëra që nuk lejoheshin. Kush do të rrezikonte të kapej pozitivisht dhe të skualifikohej”.