Në Spanjë e bëjnë zyrtare, Barcelona transferon mesfushorin e Manchester City.
Duket se Barcelona ka gjetur zgjidhje për sa i përket mesfushës me klubin katalanas që ka transferuar Ilkai Gyndogan.
Të paktën kjo është ajo që raporton “El Chiringuito”, me median spanjolle që thekson se gjermani do të prezantohet më 1 korrik.
Gyndoganit i skadon kontrata me “qytetarët” në fund të këtij sezoni dhe duket se nga të dyja palët nuk ka asnjë shenjë për rinovim, me katalanasit që do ta përfitojnë falas mesfushorin gjerman.