Mesfushori i Gjermanisë zgjedh të vijojë karrierën në Spanjë

Futboll

Mesfushori i Gjermanisë zgjedh të vijojë karrierën në Spanjë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:03
 Ilkay Gundogan

Në Spanjë nuk kanë më dyshime rreth përforcimit të Barcelonës në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Klubi katalanas ka shprehur interesim konkret prej kohësh për Ilkay Gundogan, i cili është pjesë e Manchester City prej vitit 2016.

32-vjeçari ka fituar 11 trofe me klubin anglez.

Në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe ka vendosur të vijojë karrierën në La Liga. El Chiringuito raporton se Gundogan ka arritur një paraakord dhe do të transferohet te Barcelona në qershor.

Mesfushori me origjinë turke numëron 66 ndeshje me kombëtaren gjermane (17 gola). Gundogan shpërtheu si futbollist te Borussia Dortmund.

Në “Signal Iduna Park” fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërkohë që shënoi golin e verdhezinjve në humbjen 2-1 ndaj Bayern Munchen në finalen e Champions League (2013).

Një finale të Championsit e humbi edhe me Manchester City (2021), ndërkohë që shpreson të fitojë sa më shumë me Barçën duke nisur prej sezonit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat