Reprezentuesi i Maqedonisë, Bojan Miovski, sipas mediave në Itali, mund të zbarkojë në Romë dhe të vesh fanellën e skuadrës së Lazios.
“CalcioMercato” raporton se Lacio dhe drejtori sportiv, Igli Tare kanë fiksuar sulmuesin e skuadës së Aberdinit, i cili deri më tani në kampionatin skocez, ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje.
Shifrat pozitive kanë zgjuar interesimin e trajnerin Maurisio Sarrit, i cili dëshiron të forcojë sulmin e skuadrës nga kryeqendra e Italisë.
Sipas mediave italiane, Lacio është i gatshëm që të paguajë 2.5 mln euro për sulmuesin e përfaqësueses së Maqedonisë, i cili kaloi në radhët e skuadrës skoceze për “vetëm” 623 mijë euro.