Klubet e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Voska e Ohrit, barazuan mes vete në miqësore me rezultat 2:2.
Edhe pse tetovarët kishin epërsi (2:0), mysafirët nga Ohri arritën të barazojnë.
Në pjesën pranverore të sezonit, Shkëndija do të ketë detyrë të vështirë për të arritur titullin e kampionit dhe Voska ka një rast të mirë që sezonin e ardhshëm të luajë për herë të parë në elitë.