Sulmuesi dominikan i Real Madridit, i përdorur shumë pak nga Ancelotti vitet e fundit, përflitet, por jo për atë që bën në fushë:
Mariano Diaz, gjatë pushimit për Kupën e Botës, fluturoi në Los Anxhelos për të eksperimentuar një teknikë të re në lidhje me tatuazhet.
Është një procedurë e re për kryerjen e një tatuazhi pa e bërë klientin të ndjejë dhimbje: teknika konsiston në vënien në gjumë të klientit nën anestezi për 8 orë (ose për kohën e nevojshme për të përfunduar tatuazhin) dhe tatuazhi bëhet nga 5 profesionistë në pjesën e trupit që preferohet.
Mariano Diaz ka zgjedhur të bëjë tatuazh në shpinë. Pasi të përfundojë puna, klienti zgjohet dhe i tregohet rezultati përfundimtar.
Është e qartë se kjo praktikë nuk është e arritshme për të gjithë pasi shuma që do të shpenzohet mund të kalojë 10,000 €.
Për sa i takon fushës, siç u tha më sipër, sulmuesi i Los Blancos nuk e ka parë shumë fushën e lojës. Në këtë sezon, në fakt, ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha kompeticionet.