Klubi amerikan i Sharlot FC, ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare futbollisti anglez Anton Uolks pas një incidenti në Majemi.
Futbollisti u gjet pa ndjenja pas një përplasje mes dy barkave pranë stadiumit ujor të Majemit, sipas deklaratës zyrtare të patrullave detare në Florida.
Atij i është dhënë ndihma e parë si dhe i është aplikuar frymëmarrje artificiale, duke e çuar në spital, por për fat të keq, kishte ndërruar jetë atje.
Uolks ka qenë pjesë e klubit të Sharlot që nga viti i kaluar dhe ishte kthyer në një titullar të kësaj skuadre.
Në karrierën e tij, të filluar në radhët e skuadrës së Totenhem në Angli, ai ka luajtur edhe me Portsmuth dhe Atlanta Utd.