Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje të plotë me Brightonin për të transferuar Leandro Trossard.
Arsenali do t’i paguajë skuadrës së Brightonit tarifën e transferimit prej 31 milionë eurove.
Kushtet personale nuk janë problem pasi që Trossard ka pranuar t’i bashkohet “Topçinjëve” në një kontratë afatgjate.
Trossard do ta nënshkruajë kontratën e tij me Arsenalin së shpejti, ndërsa testet mjekësore janë caktuar në Londër.