Ancelotti pas përmbysjes: Ky ishte reagimi që doja

Futboll

Ancelotti pas përmbysjes: Ky ishte reagimi që doja

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:59
Ancelotti 

Edhe për Ançelotin, suksesi në “La Ceramica” ka qenë një çlirim.

Një eliminim i mundshëm nga Kupa, siç dukej në 45 minutat e para, mund të kishte pasoja.

Por skuadra e tij ka mundur të kthejë gjithçka në favorin e vetë në pjesën e dytë me italianin që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij. Natyrisht që ka shumë gjëra për të përmirësuar, por një kualifikim i tillë në momentin më të keq të sezonit të “Los Blancos” do të thotë shumë.

“Ka qenë një pjesë e parë mjaft e dobët.

Kemi luajtur keq, sigurisht dhe goli i pësuar shumë shpejt ka pasur ndikimin e tij. Por në tërësi nuk kemi mundur të futemi në lojë në pjesën e parë. Reali i vërtetë është ai i pjesës së dytë. Kemi reaguar fuqishëm. Goli i shpejtë i Viniciusit na ka kthyer në lojë.

Që aty mendoj se gjithçka ndryshoi, morëm kontrollin e ndeshjes dhe më pas e dominuam takimin. Jemi me meritë në çerekfinale. Ky ishte reagimi i duhur”, tha italiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat