Trajneri 62-vjeçar Rafa Benitez pritet të marrë drejtimin e West Ham, ekip që luan në Premier League, ku do të zëvendësojë trajnerin aktual Davis Moyes. Ky i fundit ka ende edhe një mundësi për të shpëtuar vendin e punës, të fitojë derbin ndaj Everton, sfidë që luhet ditën e shtunë.
Të dyja këto skuadra ndodhen në vendin e fundit të renditjes në kampionat, por West Ham është gati të marrë vendimin për të ndryshuar trajnerin. Dhe në “pole” për të drejtuar “The Hammers” është një emër i njohur si Rafa Benitez.
Sipas “Sky Sports”, trajneri spanjoll ka shprehuar gadishmërinë e tij për të drejtuar ekipin.
Sipas mediave britanike, West Ham nuk ka shkëlqimin e dy sezoneve të fundit, ku është renditur në vendin e gjashtë e të shtatë. Ndaj, duket se ndryshimi në drejtim është i paevitueshëm. Drejtuesi e klubit kanë biseduar paraprakisht me Benitez, që për momentin është pa skuadër.