Pas një kohë relativisht të gjatë një trajner i kthehet profesionit të tij në Superligën e Kosovës në futboll.
Bylbyl Sokoli të enjten e nisi punën në krye të skuadrës së Malishevës.
64 vjeçari për Minuta e Fundit tha se ishte koha e duhur për t’u rikthyer tek një skuadër që garon në Superligë dhe se qëllimi kryesor i tij është ta mbajë Malishevën në elitën e futbollit.
Stinori pranveror i Superligës fillon me 11 shkurt teksa kundërshtari i parë i Malishevës është kampioni aktual, Ballkani.
Ndryshe, Bylbyl Sokoli për herë të fundit ishte trajner i Gjilanit në sezonin 2020/21.