Veterani i La Ligës, Xavi Torres, ka të ngjarë të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në futbollin profesionist pasi u dënua për trukim ndeshjesh në vitin 2014.
Ish-lojtari i Barcelonës, Real Betis, Getafe, Levante dhe Elche ishte përfshirë në “Caso Osasuna” në sezonin 2013-2014, ku 11 persona janë akuzuar për shpërdorim fondesh në Osasuna.
Drejtorët e klubit zbulohet se kanë nxitur lojtarin e atëhershëm të Betsi, Torres dhe shokun e tij të skuadrës Antonio Amayam në mënyrë që të mundin Real Valladovid në ndeshjen e 37-të të sezonit.
Osasuna ishte në një betejë për rënie dhe duhej të humbiste Valladovid në mënyrë që të ndihmonte kauzën e tyre.
Torres është dënuar me 10 muaj burg, 400 mijë euro gjobë dhe është përjashtuar nga futbolli profesionist për një total prej 22 muajsh, raporton “Marca”,
Në moshën 36-vjeçare, Torres po luante në kategorinë e dytë në Spanjë, për Luego, ku ka qenë që nga viti 2020. Kjo ka të ngjarë të shënojë fundin e karrierës së tij. “Caso Osasuna” ka qenë një nga rastet e vetme kryesore së trukimit të ndeshjeve që ka pasur në dekadën e fundit dhe ka shkaktuar valëzime në futbollin spanjoll.