Benfika njoftoi, këtë të premte nënshkrimin me Gonçalo Guedes.
Sulmuesi portugez, 26 vjeç, është rikthyer në “Da Luz” gjashtë vjet pas largimit te Paris Saint-Germain për 32 milionë euro.
Gonçalo Guedes përforcon skuadrën e Roger Schmidt në formë huazimi nga Wolverhamptoni deri në fund të sezonit, në një marrëveshje që nuk parashikon një opsion blerjeje nga Benfika.
Sulmuesi i formuar te Benfika u transferua te gjigantët francezë në janar 2017, pasi kishte shënuar 11 gola në 68 ndeshje për ekipin e parë.
Pas gjysmë sezoni parizienët e huazua te Valencia, që në vitin 2018 e ble përfundimisht. Verën e kaluar e bleu Wolves, që gjithsesi ka vendosur ta huazojë në këtë merkato dimërore, pasi humbi hapësirat në formacion nën drejtimin e Lopeteguit.