Futbollisti brazilian, Dani Alves është arrestuar pasi është nën akuzë se ka abuzuar seksualisht ndaj një femre në Barcelonë.
Dhuna për të cilën akuzohet ka ndodhur 30 dhjetorin e shkuar, në Sutton, një klub në qytetin katalan, bëri të ditur policia për Associated Press. Alves, shkruan “Mundo Deportivo”, iu dorëzua mëngjesin e kësaj të premteje forcave të rendit.
Pasi lëshoi një deklaratë , futbollisti brazilian doli nga komisariati në një makinë të policisë pak minuta pas orës 10 të mëngjesit, për t’iu drejtuar selisë së Gjykatës në Barcelonë.
Vajza, e cila ishte me disa miq duke festuar në një klub nate në qytetin katalan, i tregoi policisë se 39-vjeçari e kishte prekur në pjesët intime pa lejen e saj.
E shoqëruar nga miqtë e saj, vajza e denoncoi ngjarjen te personeli i sigurisë së diskotekës, që aktivizoi protokollin në lidhje me çështjen, duke ia komunikuar policisë.
Stafi i futbollisti e ka përgënjeshtruar ngjarjen, duke konfirmuar se Dani Alves gjendej në klub për vetëm pak kohë dhe aty nuk ndodhi asgjë. Aktualisht Alves luan me klubin meksikan Pumas.