Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, e ka ndjekur Kristjan Asllanin që fëmijë.
Mbështetjen e madhe që i ka dhënë këtij lojtari, mesfushori shqiptar ia shpërbleu në fushën e blertë.
Ndarja ishte e pashmangshme pas ofertës së ardhur nga Interi, megjithëse siç u shpreh edhe Corsi, e dëshironte Asllanin më gjatë te Empoli.
Së fundmi kreu i ekipit të Serisë A ka parashikuar se Asllanin do të luajë 25 ndeshje me Interin këtë sezon.
“Empoli ka vazhduar që të besojë te lojtarët e rinj. Ka disa vite që kemi prodhuar pak, ndërsa tani më tepër. Asllani mendoj se do të luajë 25 ndeshje me Interin këtë vit”, u shpreh Corsi.