Nesër (e shtunë) do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit.
Ndeshja do të zhvillohet në Turqi, në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center”.
Ndeshja fillon në orën 15:00 (koha lokale në Turqi), kurse në orën 13:00 në Kosovë.
Llapi është kampioni aktual i Superkupës së Kosovës.
Kujtojmë se për herë të parë finalja e Superkupës së Kosovës në Antalia ishte zhvilluar dy vjet më parë mes Prishtinës dhe Dritës.