Tottenhami pësoi humbjen e dytë radhazi në Premier League nga Man. City me rezultatin 4-2.
“Spurs” shënuan dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë, megjithatë fraksioni i dytë ishte për t’u harruar.
Trajneri Antonio Conte analizoi disfatën përballë Man. City-t, duke e krahasuar atë me ndeshjen e sezonit të kaluar në “Etihad“, ku ata triumfuan me rezultatin 2-3.
Italiani theksoi se në këtë sfidë lojtarët e tij luajtën më mirë, por gabimet individuale i penalizuan.
“Nëse më duhet ta krahasoj këtë sfidë me atë të sezonit të kaluar, ku ne fituan në “Etihad”, mendoj se ne luajtëm më mirë.
Performanca ishte e mirë, luajtëm me personalitet dhe i krijuam shumë probleme City-t. Ishim vërtet të guximshëm për të krijuar raste dhe për të shënuar, por gabimet individuale pa penalizuan.
Nuk është aspak një situatë e favorshme për ne, megjithatë duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë deri në fund“
Aktualisht Tottenham ndodhet në vendin e pestë në renditje me 33 pikë. Sfida e radhës për ekipin e Antonio Contes në Premier League do të jetë në transfertë, kundër Fulhamit.