Timo Werner paralajmëron Christopher Nkunku në lidhje me aventurën që do nisë në verë te Chelsea. Sulmuesi francez do të firmosë me klubin londinez në fundin e sezonit, ndërkohë që Leipzig do të përfitojë rreth 66 milionë euro.
Werner kaloi dy sezone plot oshilacione në “Stamford Bridge”.
Verën e kaluar vendosi të rikthehej te Leipzigu, ndërkohë që ka një mesazh për kolegun e tij të sulmit tek ekipi gjerman.
“Nkunkut mund t’i tregoj për përvojat e mia pozitive dhe negative te Chelsea, por një gjë është e sigurt: në atë klub nuk mund të luajë siç luan këtu te Leipzigu.
Atje ka më shumë konkurrencë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë mendor”, bëri të ditur sulmuesi i kombëtares gjermane, i cili humbi pjesëmarrjen në Katar 2022 për shkak dëmtimi.