Ballkani zyrtarizon goditjen më të bujshme

Futboll

Ballkani zyrtarizon goditjen më të bujshme

Më: 20 janar 2023 Në ora: 16:38
Trashi

Klubi i Ballkanit vazhdon përforcimet në merkaton e janarit, teksa po bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit ku synon që të mbrojë titullin kampion të vitit të kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka në dispozicione emra shumë të rëndësishëm, por i ka shtuar “koleksionit” edhe një futbollist me shumë përvojë dhe cilësi si Lorenc Trashi.

Marrëveshja mes palëve ishte lajmëruar prej disa ditësh por zyrtarizmi i saj është bërë sot, teksa Trashi ka nënshkruar një kontratë prej dy vitesh e gjysmë më kampionët në fuqi të Kosovës që synojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për të marrë pjesë rregullisht në grupet e Ligës së Konferencës.

"Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Trashi ka firmosur me klubin tonë për 𝟮 𝘃𝗶𝘁𝗲 e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si KS Lushnja ,KF Partizani dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Qadsia SC (Kuvajt).

Vlen të ceket se Trashi ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë!!

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit ton", njofton Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat