Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare "Petër Bogdani" në Prishtinë është bërë promovimi i librit "Një jetë kushtuar futbollit" për Abaz Kosumin nga autori Fetah Veliu.
Të pranishëm ishin figura të shquara të futbollit si dhe përfaqësues të mediave.Autori i kësaj monografie, Fetah Veliu, foli për veprimtarinë e trajnerit Abaz Kosumi dhe evokoi kujtimet si futbollist e më vonë edhe si trajner gjatë rrugëtimi të gjatë me trajnerin Abaz Kosumi.
Pastaj u lexua një poezi nga Enver Halili kushtuar z.Kosumi.
Në emër të familjes, foli Besim Hasani, ish kryetar i KOK-ut duke thënë se daja i tij Abaz Kosumi ishte dhe do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Ai me zell të madh e ushtroj zejen e trajnerit duke ua përjellë ndër vite dijen që ata më vonë e kanë zbatua në fushë.
Ndërkaq gazetari sportiv, Gani Kosumi u përqendrua tek puna e z. Abaz Kosumi i cili kontributin më të madh e ka dhënë në skuadrën Flamurtari të Prishtinës, por edhe në shumë klube të tjera të Kosovës.
Në veçanti pas viteve të 90-ta është anguzhua me punën me kategoritë e reja së bashku me autorin e këtj libri Fetah Veliu.