Në të kaluarën ai ka festuar trofe të shumtë, por edhe sot që nuk është më “aq shumë brenda” Interit, çdo kupë që fiton e bën të lumtur, si të gjithë tifozët zikaltër.
Masimo Moratti nuk ishte në Riad, por pa dyshim e pa ndeshjen në televizor.
Një ditë pas suksesit arabik, ish-presidenti deklaroi: “Ishte një ndeshje e mrekullueshme, jo nga ato të diskutuara dhe të fituara rastësisht.
Pjesa e dytë e pjesës së parë ishte e këndshme për t’u parë. Interi dominoi ndeshjen dhe kishte një hendek të madh mes dy skuadrave në fushë. Si për nga cilësia e lojës dhe përnga entuziazmi dhe gjallëria. Milani sigurisht e mori fushën me më pak forcë.
Nuk e di nëse është një problem fizik apo psikologjik, por Milani është jashtë forme dhe shumë i lodhur. Mendoj gjithashtu se edhe ndalesa për Kupën e Botës ka pasur ndikim".