Tërboi tifozët

Futboll

Tërboi tifozët

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:09
Tërboi tifozët

Real Madrid fitoi 2-3 me përmbysje ndaj Villarealit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Aurelien Tchouameni mungoi për shkak të një dëmtimi muskulor, por veprimi i tij zemëroi tifozët “Los Blancos”.

Mesfushori francez fluturoi drejt Parisit për të ndjekur ndeshjen e NBA mes Detroit Pistons dhe Chicago Bulls, në të njëjtën kohë kur po luante edhe Reali i tij.

22-vjeçari ka kërkuar falje për veprimin e kryer nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkroi:

“U kërkoj falje klubit, stafit teknik, shokëve të skuadrës dhe tifozëve të Real Madridit që isha prezent në një event tjetër ndërkohë që po luftonim për kualifikimin në Kupë.

Sigurisht që e ndoqa ndeshjen ndaj Villarealit, por padyshim që veprimi im ishte i gabuar. Më vjen shumë keq”, u shpreh Tchouameni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat